Drejtoresha e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, së bashku me stafin e saj, ka qëndruar sot në fshatin Skifteraj të Vitisë, ku ka përcjellur nga afër fushatën e korrje shirjeve në këtë lokalitet.
Ajo me këtë rast, ka bashkëbiseduar me autokombajnerët, nga të cilët u njoftua me procesin e korrje shirjeve, ndërkaq u shpreh e kënaqur me rendimentet e sivjetme të grurit.
Gjithashtu, drejtoresha ka potencuar se Drejtoria që udhëheq ajo, në koordinim me institucionet komunale, si dhe organizatat e ndryshme, do të vazhdojë të mbështes projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë dhe fushë veprimtarive të tjera.