Rëndësia e Resurseve Njerëzore në kohë krize

Shkruan: Gëzim HOTI

(2LONLINE) –  Resurset njerëzore janë të baras-vlefshme përkatësisht më të vlefshmet se resurset e tjera të një vendi apo organizate, sepse këto resurse janë ato që krijojnë, zhvillojnë dhe vënë në veprim resurset e tjera.

Se këto resurse janë shumë të rëndësishme është mjafte e qartë se në kohë krize ekonomia botërore po i kthehet rolit të këtij aseti mjaftë të rëndësishëm pasi që përmes tij vijnë përfitimet reale të vendeve dhe  organizatave.

Në vendet më të zhvilluara janë gjithmonë në “luftë” për talentët e rinj dhe potencialet e këtyre njerëzve që ti sjellin në vendet dhe ndërmarrjet e tyre, se sa vendi ynë është duke bërë në këtë drejtim mund të themi se fare mos me thënë asgjë,sepse të rinjtë tanë shkollohen dhe nuk u ofrohen mundësia për të shprehur në praktike njohurit dhe diturit e kreativitetin e tyre në profesione që ata janë shkolluar.

Zhvillimet e fundit të tregjeve të ndryshme ekonomike, sociale dhe teknologjike në botë tregojnë se numri i talentëve është i pamjaftueshëm për këto tregje dhe shumë vende krijojnë atraksione për këta talent në mënyrë që ti tërheqin në vendet e tyre.

Ekonomia e vende të zhvilluara janë duke investuar në mas të madhe në zhvillimin dhe në trajnimin e resurseve me të rëndësishme të tyre pra në resurset njerëzore, kurse një aspekt tjetër i “luftës” për talent është ajo se këtyre ju ofrohen kushte më të favorshme në këto vende se në vendet prej nga vijnë, e një nga këto vende që eksportojmë talent jemi vendi ynë, në vend që ne si vend me një ekonomi mjafte të paqëndrueshme së paku talentët e vendit që janë shkolluar këtu apo në vendet perëndimore të ju ofrojmë kushte të përshtatshme ne jemi plotësisht indiferent ndaj tyre.

Ka disa arsye që Resurset Njerëzore nuk e kanë trajtimin dhe përkushtimin e duhur, si p.sh. mungesa e ligjeve që rregullojnë marrëdhënien e punës, apo moszbatimi në praktikë i ligjeve në fuqi. Te ne në Kosovë, bizneset private ende nuk e kanë përvojën e mjaftueshme të të bërit biznes, në radhë të parë për shkak të kohës së shkurtër në lëmin e biznesit, pastaj mungesës së kualifikimeve adekuate, trajnimeve për përmirësimin e performancës së tyre dhe zhvillimin e Resurseve Njerëzore, duke mos përjashtuar edhe dobësitë gjatë shkollimit në disa institucione të larta arsimore të vendit tonë.

Ekonomin e një vendi në radhë të parë e bëjnë njerëzit që janë kreative,inovativ dhe të guximshëm për të marrë përgjegjësi për zhvillimin e ekonomisë tonë e role mjaftë të rëndësishëm në këtë mes luan edhe arsimimi i lartë i një vendi e që është investimi më i qëlluar për një të ardhme më të mirë të vendit dhe të ekonomisë së një vendi.

Kosova si një vend i dal nga lufta duhet medoemos që të investojë në talentët e rinj, të zhvilloje trajnime dhe zhvillim për këto resurseve se vetëm nëpërmes tyre do te kemi një pamje më të qartë të zhvillimit të vendit tonë, sepse zhvillimi ekonomik i një vendi është boshti kyç i zhvillimit të veprimtarive të tjera dhe i rritjes së mirëqenies së qytetareve të vendit.

Ne si vend kemi potenciale dhe resurse njerëzore mirëpo duhet të ketë një planë të qartë dhe të detajuar të shfrytëzimit të atyre potencialeve ekzistuese si dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për potenciale dhe talent të ardhshëm në mënyrë që ne të nxjerrim më të mirën prej tyre për të mirën e përgjithshme tonën. /2lonline/

(autori  është magjistër i Shkencave Ekonomike në Menaxhment dhe Informatikë)

KOMENTE

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0