Tërmeti vdekjeprurës që goditi Shqipërinë la shumë pasoja pas vetës, dhe shumë kush është munduar që në forma të ndryshme të ndihmoje.
Së fundi kësaj liste i janë bashkuar edhe dy artistët e muzikës popullore, Remzie dhe Nexhat Osmani.
Ata kanë ndihmuar me para familjen nga Gjilani, të cilët humbën dy djemtë e tyre nga tërmeti në Durrës.
“Koncerti i të ardhurave tona në Boston , ju dedikua familjes Abazi që humbën dy djemtë në tërmetin e Shqipërisë”, ka bërë të ditur Remzia përmes një statusi.