DYLON

Pse duhet të vraponi gjatë dimrit? Ja arsyet

Avatar photo Elife Sherifi

Hulumtimet tregojnë se rëniet e temperaturave e nxisin trupin të bëjë adaptime interesante; enët e gjakut dhe arteret ngushtohen, ndërkaq zemra dhe mushkëritë punojnë më shumë.

Një studim me kafshë nga Universiteti Verior i Arizonës ka zbuluar se ky fenomen ndihmon në zhvillimin e funksionit aerobik të muskujve, i cili nënkupton se njerëzit janë më të aftë të marrin më shumë oksigjen gjatë ushtrimeve fizike.

Subjektet testuese kishin përjetuar 34% rritje në konsumimin maksimal të oksigjenit (VO2 max) dhe një rritje të mahnitshme prej 29% në shpejtësi të vrapimit në distancë pas ekspozimit të qëndrueshëm në temperatura të ftohta.

EkoHigjiena

Pra, kjo e bën dimrin dhe ushtrimet fizike në errësirën e mëngjesit t’ia vlejnë plotësisht.

Këtyre shtoja edhe faktin se ushtrimet fizike e pengojnë çrregullimin e disponimit sezonal dhe se e forcojnë sistemin e imunitetit për t’ju mbrojtur nga gripi dhe ftohjet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.