Trembëdhjetë studentët e Universitetit ”Kadri Zeka”, përfitues të grantit në kuadër të Projektit ERASMUS + REBUS “Integrating and Validating practrical Entrepreneurship skills in engineering and ICT studies”, janë pritur në takim nga rektori, Bajram Kosumi.
Ata bashkë me koordinatorin e projektit, njëherësh Dekanin e Fakultetit të hkencave Kompjuterike në UKZ Xhevdet Thaqi, në fillim të muajit shtator do të vazhdojnë trajnimin 15 ditorë në Universitetin e Shkencave Aplikative FH JOANNEUM në Graz të Austrisë.
Rektori Bajram Kosumi, përgëzoi studentët për këtë mundësi të cilën ua ofron Universiteti “Kadri Zeka”, duke theksuar se UKZ suksesshëm po integrohet me universitetet evropiane në realizimin e objektivave të Hapësirës së Arsimit të Lartë, e cila po dëshmohet edhe më këtë sukses. Ai theksoi se studimet dhe trajnimet mbi kompetencat e ndërmarrësisë do të rrisin tregun e punës duke zhvilluar një sërë formash të ndryshme të moduleve inovative të trajnimit për ndërmarrësi, të integrimit të moduleve në kurrikulat ekzistuese dhe duke krijuar një sistem për validimin e zhvillimit të kompetencave në ndërmarrësi.
Në ndërkohë, koordinatori i këtij projekti Xhevdet Thaqi, e njoftoi Rektorin për qëllimet dhe aktivitetet e zhvilluara dhe të cilat do të vazhdojnë të realizohen në të ardhmen në kuadër të këtij projekti në fjalë.
Në kuadër të këtij projekti, paraprakisht ekipi koordinues në UKZ, ka zhvilluar aktivitetet me qëllim të hulumtimit, zhvillimit dhe zbatimit të të nxënit të hapur. Në këtë trajnim kanë marr pjesë 28 studentë të programit master e “E-qeverisja” në UKZ, Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit Ekonomik. Nga këta student janë përzgjedhur 13 studentët: Donijete Zylfijaj, Erona Ibrahimi, Buen Bajrami, Dren Sahiti, Lirigzon Salihu, Arta Mulaku, Fatmir Nuredini, Ilir Nuredini, Ljiridon Aljimi, Agon Mahmuti, Lirikë Qerimi, Lirjet Miftari dhe Albulena Bugaçku, të cilët do të vazhdojnë studimin dhe impelmentimin e kompetencave në fushën e ndërrmarrësisë në studimet e IT në Universitetin e Shkencave Aplikative FH JOANNEUM në Graz të Austrisë nga 15 shtator deri më 2 Tetor 2018.
Projekti ka për qëllim zhvillimin, testimin, validimin dhe përfshirjen e moduleve të hapura të të mësuarit holistik dhe nevojave të nxitura për zhvillimin e kompetencave në ndërmarrësi të TIK-ut në arsimin akademik dhe të nxënit në praktikë në kontekstet e biznesit. Për të vlerësuar dhe dëshmuar këto kompetenca, do të krijohet një sistem vlerësimi dhe validimi online bazuar në qasjen e provuar dhe të testuar.