DYLON

Pranim-dorëzimi i detyrës së rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Pranim-dorëzimi i detyrës së rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur ceremonia formale e kalimit të përgjegjësisë së rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nga Prof. Dr. Bajram Kosumi, te Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, Rektori i deritashëm Prof. Dr. Bajram Kosumi përgëzoi rektorin e zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në këtë pozitë.

EkoHigjiena

Prof. Dr. Bajram Kosumi ka përmendur 4 shtylla të zhvillimit të Universitetit: Zhvillimin e stafit Akademik e Administrativ, zhvillimin e programeve studimore, projekteve ndërkombëtare si dhe autonominë e universitetit, të cilat sipas tij janë mjaft të rëndësishme që universiteti të ec përpara. Ai ka thënë se është i bindur se nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të vazhdojë të sjellë progres në vazhdimësi.

Rektori i ri Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku në fjalën e tij e ka falënderuar për kontributin e dhënë në Universitet dhe për sukseset e arritura në vazhdën e shumë proceseve dhe aktiviteteve, Rektorin e deritashëm Prof. Dr, Bajram Kosumi. Rektori Dërmaku ka përmendur parimet kyçe që do ti ndjek gjatë punës së tij: Inovacionin dhe përshtatshmërinë, profilizimin, angazhimin global, angazhimin në komunitet, arsimin në qendër studentin, si dhe ekselencën e kërkimit. Ai tha se do të përkushtohet që të vazhdoi rrugën e drejt në të cilën kemi qenë deri më tani, dhe se do të angazhohet maksimalisht që së bashku me stafin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe me Institucionet lokale dhe qendrore do të punojë në mënyrë që proceset e Universitetit ti dërgojë përpara.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rrahimaj në fjalën e tij e ka uruar rektorin Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për zgjedhjen Rektor i UKZ-së. Ai ka thënë se progresi i universitetit shihet ne gjeneratat e sotme, andaj sipas kryetarit Rrahimaj duhet që të ecim drejt zhvillimeve të reja.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Bunjaku Morina në fjalën e saj në emër të kryetarit të Komunës Alban Hyseni, ka uruar Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku për marrjen e përgjegjësive të reja Rektori i UKZ-së derisa ka falënderuar Rektorin e deritashëm Prof. Dr. Bajram Kosumi për të arriturat e deritashme. Ajo ka thënë se duhet që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë që përpos arritjeve akademike të kontribuojmë edhe për komunitetin.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, u zgjodh në këtë pozitë, më 06.07.2023, nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka ” në Gjilan, për mandatin katër vjeçar.

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, deri tani ishte Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.