Gjatë vizitës zyrtare që Rektori i Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, si dhe disa studentë të UKZ-së po qëndrojnë për një vizitë studimore në Universitetin PH ZUG të Zvicrës, kanë pasur takim me Rektoren e Universitetit, Prof. Dr. Esther Kamm dhe ekipin e saj.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunime në të ardhmen mes dy Universiteteve, ku për vitin 2023 do të bëhet një protokol i veçantë me një numër aktivitetesh, duke vazhduar me shkëmbimin e studentëve, por gjithashtu duke filluar me shkëmbime edhe të stafit akademik.
Shkëmbimet akademik do të realizohen nga të dy institucionet, ku po ashtu do të organizohen në të cilat do të përfshihen edhe stafi i shkollave nga Gjilani dhe nga Zug, do të organizohet shkolla verore, trajnime për metodologji të mësimëdhënies, hulumtimit shkencor, organizime të konferencave të përbashkëta, projekteve të përbashkëta, e shumë aktivitete të tjera. /2LONLINE/