DYLON

Hyseni: Riorganizimi strukturor i Qendrave të Shërbimeve Shëndetësore do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë

Hyseni: Riorganizimi strukturor i Qendrave të Shërbimeve Shëndetësore do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi”, ku përpos prezantimit të raportit 11 mujor të shërbimeve shëndetësore, u njoftuan për së afërmi me punën dhe angazhimin e gjithë stafit shëndetësor.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se riorganizimi strukturor i Qendrave të Shërbimeve Shëndetësore në komunën e Gjilanit do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë.

EkoHigjiena

“Duke i kushtuar kujdes të veçantë shëndetit të pacientëve të cilët marrin shërbime të përditshme në këto qendra, bashkë me udhëheqësit diskutuam për nevojat e QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve në komunën e Gjilanit, ku u dakorduam për riorganizimin e brendshëm strukturor, ndryshim i cili do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.