Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka pritur në një takim, Scott Righetti përfaqësues i Departamentit të Shtetit Amerikan për programin Fulbright, Remzije Potoku nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe asistent Peter O’Donnell, i cili për një vit akademik do të mbajë ushtrimet në gjuhën angleze për studentët e Universitetit tonë.
Me këtë rast, Kosumi ka falënderuar mysafirët, derisa ka thënë se jemi të hapur dhe të interesuar për bashkëpunime, sidomos në shkëmbim të stafit akademik dhe avancimin e tij.
Nga ana e tij Scott Righetti përfaqësues i Departamentit të Shtetit Amerikan për programin Fulbright, ka folur rreth programit në fjalë duke thënë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm.
Ndryshe e gjithë kjo, kjo është arritur falë bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe programet e saj, respektivisht programin Fulbright.