DYLON

Haziri takon studentët e Universitetit të Zug: Diversiteti etnik dhe fetar për Gjilanin është vlerë

Haziri takon studentët e Universitetit të Zug: Diversiteti etnik dhe fetar për Gjilanin është vlerë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot një grup prej 20 studentëve të Universitetit të Zug të Zvicrës, të cilët i ka informuar për historikun e Gjilanit, traditat, bashkëjetesen mes komuniteteve, sistemin politik, dhe për sfidat e prioritetet që ka Gjilani dhe Kosova në përgjithësi.

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast diversitetit etnik dhe fetar që mbizotëron në Gjilan, vlerësohet si vlerë.

“Është i rëndësishëm fakti se 32 për qind e gjilanasve jetojnë në Europë dhe shumica në Zvicër. Pjesa më e madh e tyre janë larguar në vitet 90’ta si pasojë e diskriminimit të ish-sistemit. Pra, një Gjilan i dytë jeton në shtetet e Europes. Gjilani është qendër universitare, kulturore dhe qendër e sportit. Jemi komunë multietnike e multireligjioze dhe për neve diversiteti në këtë aspekt është vlerë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ndërkohë, studentët e pranishëm kanë shtruar pyetje lidhur me liberalizimin e vizave, sistemin elektorat, zhvillimin ekonomik etj., duke marrë kështu përgjigje të drejtpërdrejta nga kreu i Gjilanit.

Kjo vizitë në Komunën e Gjilanit është realizuar si rezultat i bashkëpunimit që ka Universitetit “Kadri Zeka” me Universitetin e Zug. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.