Në organizimin e rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, sot në shenjë simbolike është organizuar një takim për kontributin dhe respektin për femrat dhe gratë e UKZ-së, për t’u shprehur atyre urimin për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në këtë takim, rektori Dërmaku, ka uruar 8 marsin ditën e barazisë dhe zërit të ngritur në gjithë botën, duke thënë se ky është një takim simbolik për t’i uruar gratë të cilat punojnë në UKZ, sepse 8 Mars për juve duhet të jetë çdo ditë. Me këtë rast Rektori i ka falënderuar ato për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, duke u dhënë lule për festë, ku ka thënë se asnjëherë nuk duhet lënë në harresë kontributi i çmueshëm dhe sakrifica e femrës në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Rektori Atan Dërmaku ka shtuar se në Universitetin Publik “Kadri Zeka” nga numri i përgjithshëm i punëtorëve, 34 prej tyre janë femra. Ai ka thënë se: “jam i kënaqur me punën dhe profesionalizmin e treguar nga punëtoret e UKZ-së”.
Ndër tjerash Rektori ka thënë se, në sistematizimin e vendeve të punës, përgjegjësia e femrave në udhëheqje do të jetë më e madhe për të krijuar një siguri në qeverisje dhe një energji më të fortë dhe njëkohësisht ka inkurajuar femrat që të jetë edhe më shumë aktive në jetën shoqërore dhe institucionale.
Edhe prorektorët kanë vlerësuar punën që bëhet në baza ditore nga gratë të cilat punojnë në Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke potencuar se janë pjesë e fuqishme e përmirësimit të jetës shoqërore dhe institucionale. /2LONLINE/