DYLON

Policia me aktivitete për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Policia me aktivitete për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas
Avatar photo Redaksia

Me rastin e festës së 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim  me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim dhe Drejtorinë e Parandalimit dhe Hetimit të Dhunës në Familje në Drejtorinë e Përgjithshme Prishtinë, kanë lansuar projektet “Gruaja është mbretëreshë e botës” dhe “Festojmë për një shoqëri të barabartë”  me motot:

  • Në këtë 8 mars, festojmë vlerën e ndryshimit që gratë sjellin në botë!
  • Në këtë 8 mars, festojmë fuqinë dhe vlerat e grave për një shoqëri të barabartë!

Ky veprim është një shprehje e angazhimit dhe ngjalljes së ndjenjës së fortë të vlerësimit, respektit për gratë dhe përforcimin e lidhjes midis policisë dhe komunitetit.

EkoHigjiena

Shpërndarja e dhuratave me rastin e 8 marsit synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat dhe nevojat e grave dhe për të treguar një përkujdesje të veçantë ndaj grave në shoqëri, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.