Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ka pranuar medaljen presidenciale nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 10-të Vjetorin e Pavarësisë.
President Thaçi e ka dekoruar sot me medaljen presidenciale Rektorin Kosumi, për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, si pjesë e delegacionit të Kosovës në konferencën e Rambujesë, për rolin e tij që ka pasur në Ekipin e Unitetit dhe kryerjen e detyrës Kryeministër i Kosovës.
Rektori Bajram Kosumi e ka çmuar vendimin e presidentit Hashim Thaçi. Ai ka thënë se, brezi të cilit i takon, ka qenë i motivuar pakufishëm për lirinë e Kosovës.
Rektori Kosumi ka thënë se, kjo Medalje me tepër se për mua dhe për gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, është motivim edhe për brezin e ri që ta shpijnë përpara Kosovën.
Kjo është një dëshmi që shqiptari i kënaqet suksesit te shqiptarit, ashtu si po i gëzohemi sot suksesit te çdo shqiptari, ka thënë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi.