• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Institucionet e Kosovës duhet të rrisin angazhimet e tyre për të përfunduar projektet sipas dinamikës së paraparë
Nacionale

Institucionet e Kosovës duhet të rrisin angazhimet e tyre për të përfunduar projektet sipas dinamikës së paraparë

Redaksia 2LONLINE 22 Shkurt, 2018 3 minuta lexim
 Institucionet e Kosovës duhet të rrisin angazhimet e tyre për të përfunduar projektet sipas dinamikës së paraparë

Në vazhdën e aktiviteteve të Ministrisë së Financave për të monitoruar implementimin e projekteve që financohen nga huamarrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot Ministria e Financave së bashku me Bankën Botërore, ka organizuar një tryezë me të gjithë Ministrat dhe Sekretarët të cilët në kuadër të ministrive të tyre implementojnë projekte me financim nga huamarrja nga Banka Botërore.

Qëllimi i tryezës ishte që diskutimet të kontribuojnë më tutje në ngritjen e vetëdijes dhe përkushtimit të secilit përgjegjës në kuadër të Ministrive dhe agjencive të linjës, për implementim sa më efektiv dhe efikas të të gjitha projekteve në fjalë.

Ministri i Financave Bedri Hamza theksojë se “Projektet me financim përmes huamarrjes/kredive shtetërore bartin koston e tyre financiare mbi shumën e shpenzuar e që është interesi, por dhe tarifa tjera të aplikueshme mbi shumën e pa tërhequr. Prandaj, implementimi me kohë i projekteve kursen buxhetin e Kosovës në njërën anë, dhe në të njëjtën kohë implementimi efikas i tyre kontribuon në rritje ekonomike”.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza gjithashtu kërkoi nga të gjitha Ministritë implementuese të projekteve dinamizëm më të shtuar në procesin e implementimit të projekteve dhe përkushtim në shpenzim transparent dhe efektiv të fondeve të huamarrjes.

“Gjithashtu, implementimi me kohë i projekteve aktuale krijon mundësi të reja për Ministrinë e Financave që karshi Bankës Botërore të kërkojë fonde shtesë me kushte të favorshme kreditore dhe financojë projekte tjera zhvillimore për Kosovën”, shtoi Ministri Hamza.

Ndërsa, shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli gjatë takimit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës si palë implementuese të projekteve përkatëse të cilat financohen përmes huamarrjes nga Banka Botërore tha se “Banka Botërrore ka qenë dhe do të jetë e gatshme që ta ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës. Ndërsa, takimet për të diskutuar për projektet të cilat janë në implementim e sipër janë të mirëseardhura”.

“Institucionet e Kosovës duhet të rrisin angazhimet e tyre për të përfunduar projektet sipas dinamikës së paraparë për të vetmen arsye se këto projekte kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të vendit dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve” shtoi z. Mantovanelli.

Etiketat:Banka Botërore Ministria e Financave
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
2LTV

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie

21 Maj, 2022
2LTV

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Sport

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Opinion

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat

21 Prill, 2022

Nga sot mërgimtarët mund të investojnë në Bonot e Diasporës

21 Korrik, 2021

Bislimi vlerëson kontributin që Banka Botërore ka dhënë për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale

2 Qershor, 2021

Banka Botërore financon projektin 25.1 milionë euro për furnizim me ujë nga Morava e Binçës

10 Qershor, 2020

OAK kërkon nga Ministria e Financave të ofrohet përkrahje për organizuesit e eventeve

2 Qershor, 2020

Banka Botërore do të ndihmojë në financimin e energjisë së ripërtrishme në Kosovë

13 Prill, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com