Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Porf. Dr. Bajram Kosumi i ka ndarë mirënjohje, Presidentit të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit Arsim Vranovci.
Këtë mirënjohje Rektori Kousmi ia ka dhënë Presidentit Vranovci për kontributin e tij, si President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, në organizimin e ceremonisë me rastin e nderimit me çmimin “Doctor Honoris Causa” për z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan me nismën e Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit dhe pas vendimit të Senatit, më 27.01.2023, ka nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.
Çmimi Doctor Honoris Causa i dhënë me motivacionin për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë, për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës, në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi, për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP), për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës. /2LONLINE/