Rekomandimet e dala nga Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale adresuar Kuvendit Komunal te Gjilanit në parandalimin e koronavirusit.
Xhelal Hajrullahu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit
Duke u bazuar në situatën aktuale dhe thirrjes së Organizatës Botërore shëndetësore (OBSH)në parandalimin e paraqitjes së përhapjes së koronavirusit në vend , duke synuar vazhdimisht ruajtjen e shëndetit për të gjithë qytetarët e Kosovës e në vecanti atyre të komunës së Gjilanit, në mbledhjen e mbajtur të Komitetit për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të datës 25.02.2020 kemi dalur me këto rekomandime adresuar Kuvendit Komunal të Gjilanit:
1. Komuna e Gjilanit me të gjitha mjetet të përkrahë kujdesin parësor shëndetësor për nevojat në parandalimin dhe mbrojtjen e popullatës nga përhapja e koronavirusit
2.Të sigurojë sasi të konsiderueshme të maskave mbrojtëse, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe veshjeve mbrojtëse
3. Të sigurojë mjete dezinfektuese dhe sapunë për çerdhet e vendit,shkollat fillore dhe të mesme
4. MASHT urdhëron të gjithë përgjegjësitë e të gjitha institucioneve Edukativo Arsimore në Republikën e Kosovës që :
4.1.Të përcjellin mungesën e nxënësve nëpër shkolla dhe të raportojnë në DKA, MASHT si dhe në Institutin Kombëtar në baza ditore .
4.2. Të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare në shkolla.
5. Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përkatësisht QKMF të organizojnë orë edukative për mbrojtje nga virusi korona
6. Të shpërndahet i gjithë materiali informativ, si pyetësorët, dhe materiali mbrojtës në të gjitha çerdhet dhe shkollat në komunën e Gjilanit.
7. Të shpërndahet i gjithë materiali informativ, si pyetësorët, dhe materiali mbrojtës në tri pikat kufitare: Stançiq, Dheu i Bardhë dhe Muqibabë
8. Të bëhet një grupë i ekspertëve me një udhëheqës në krye të saj nëse përhapet rasti i parë i koronavirusit
9. Të sigurojë veteriner , epidemiolog
10. Të krijojë bashkëpunim të ngushtë me mediat lokale në vend, me qëllim synimi me i mbledhë të gjitha informacionet përkatëse dhe të informojë me kohë, saktë dhe në mënyrë të duhur publikun në parandalimin dhe mbrojtjen e popullatës nga përhapja e koronavirusit
11. Komuna e Gjilanit duhet të sigurojë mbulesë financiare për të gjitha këto pikat e lartëpërmendura