Është bërë një tip trendi në mediat kosovare reklama monotone për tolerancën ndëretnike, reklama të cilat të bëjnë nervoz dhe të shtyjnë të ndërrosh kanal pa hezituar fare.
Shkruan: Skender Berisha
Po ta shohësh nga një këndvështrim tjetër, duke dëgjuar radion apo TV, të krijohet përshtypja se Kosova nuk ka fare probleme tjera përveç problemeve ndëretnike.
Këto reklama me plot bindje na shtyjnë të kthejmë kohën prapa. Ato na bëjnë t’i mendojmë relacionet ndëretnike saherë që ne i harrojmë ato dhe jemi duke u marrë me problemet e përditshme të jetës tonë.
Mediat të cilat kanë marrë mjete për këto reklama të pakuptimta duhet të dinë se me këto reklama vetëm se i shërbejnë nxitjes së urrejtjes ndëretnike, duke ua kujtuar të kaluarën dhe mos u lënë hapësirë që qytetarët të zhvillojnë jetën natyrshëm, përderisa vullneti i qytetarëve në Kosovë ka marrë rrugën e emancipimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes vete.
Këto reklama janë demode dhe duhet hequr nga editorialet mediatike kosovare. /2LONLINE/