Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 28.10.2016, të paraqitur ndaj kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Me anë të këtij aktvendimi, Gjykata Themelore në Gjilan, e ka hudhë aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të datës 30.08.2016, të paraqitur ndaj të pandehurit L.H., për shkak të veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës, dhe e ka pushuar procedurën penale ndaj tij.
Kolegji penal i Gjykatës së Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hudhë aktakuzën, ngase nga provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë, nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar, se i pandehuri duke e keqpërdor detyrën zyrtare, ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfituar për vete ose të tjerët, apo i ka shkaktuar me qellim dëm dikujt.