Nëse jeni ftohur ose jeni me gripin dhe keni probleme me mukozën e cila vjen nga mushkëritë, ose nga kolla, atëherë me siguri që nuk jeni duke bërë një gjumë të rehatshëm.
Ne kemi këtu ilaçin më të mirë natyral, që do t’ju ndihmojë ta hiqni qafe kollitjen dhe teshtitjen shumë shpejt dhe lehtë.
Ajo që ju nevojitet:
1 lugë gjelle xhenxhefil pluhur;
2 lugë gjelle mjaltë origjinale;
1 lugë gjelle vaj ulliri;
2 lugë gjelle miell;
Disa peceta;
Ngjitës rreth;
Fasha;
Së pari duhet të përzini mirë mjaltin dhe miellin. Pas përzierjes shtoni vajin e ullirit, dhe xhenxhefilin dhe përzini prapë.
Vendoseni këtë përzierje në një pecetë dhe pastaj lidheni me fashë. Vendoseni në gjoks me ca ngjitës. Mbajeni në mend, të rriturit mund ta mbajnë këtë gjatë natës, por fëmijët vetëm 3 orë para gjumit.