Sot ka përfunduar realizimi i muralit nga artistët e tri komuniteteve të Komunës së Kamenicës. Ky projekt është implementuar nga IOM, është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe është fituar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal.
Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se bleta në mural është simbolikë e bletës punëtore që i ngjanë punës së KVRL-së.
“Bleta në mural është simbolikë e bletës punëtore që i ngjanë punës së KVRL-së. Vetëm gjatë pjesës së dytë të vitit 2018 ata kanë mbajtur 71 aktivitete”, tha ai.
Ndërkaqë nënkryetari Bojan Stamenkoviq, i cili iu drejtua të gjithëve në gjuhën shqipe tha se është jashtëzakonisht i lumtur që edhe komuniteti serb e rom po përfshihen në këto aktivitete.
Gjithashtu, nënkryetari Stamenkoviq i cili është njëherit edhe mësuesi i gjuhës shqipe për kurset që janë krijuar me mbështetje të IOM-it, bashkë me mësuesen e kursit të gjuhës serbe Teuta Kastrati, sot kanë bërë shpërndarjen e çertifikatave për ta përmbyllur suksesshëm këtë cikël.
Nënkryetari Stamenkoviq tha se të gjithë janë të lumtur që tashmë kanë mësuar komunikimin bazik me njëri tjetrin, ndërkaq që kanë kërkesa për vazhdimin e këtij kursi.