Arrestohen dy persona, u gjendet në veturë marihuanë

Arrestohen dy persona, u gjendet në veturë marihuanë

Policia e Kosovës arreston dy persona nën dyshimin e përfshirjes së tyre në veprën penale ‘Blerja, posedim, shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge.

Më 28.03.2019 në ora 11:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, gjatë realizimit të detyrave zyrtare të zyrtarëve policorë dhe zyrtarëve të Doganës së Kosovës, një veturë me targa të Republikës së Shqipërisë është caktuar për kontroll në ‘vijën e dytë’.

Gjatë realizimit të kontrollit të detajuar të veturës është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë. Pas hapjes së hapësirës është vërejtur se aty është fshehur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Për rastin është njoftuar njësiti i antidrogës së Prizrenit, të cilët kanë sekuestruar gjashtëmbëdhjetë paketime të mbështjella, me peshë të përgjithshme: 16 kg e 954 gr.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Republikës së Shqipërisë. Kurse, si provë materiale është konfiskuar një veturë dhe dy telefona celularë.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

KOMENTE