Real Madrid ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Toni Kross deri në vitin 2023.
Kroos ishte njëri ndër të sinjalizuarit për sezonin katastrofal të Real Madridit, derisa parashihej që të largohej nga klubi.
Nga kontrata e re, Kross do te fitojë 20 milionë euro në sezon, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në skuadër.
Gjermani kishte rinovuar së fundmi në verën e vitit 2016 një kontratë katër vjeçare, e cila i skadonte verën e ardhshme (2020), por me kontratën e re ai do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2023.