SC Gjilanit ka triumfuar në ndeshjen e 29-të në Superligë, duke e mposhtur Prishtinën 2:1 në Gjilan. Ndeshja u shoqërua me tensione, ndersa kryetrajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, mes lotëve është intervistuar pas ndeshjes në Gjilan.
“Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi nga ai pari që është atje lartë e gjithë të tjerë. Zoti u’a ktheftë qysh është më së keqi“, theksoi Dallku i emocionuar.
Ndërsa, ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri është shprehur se kjo çfarë ndodhi në Gjilan, nuk i ka ndodhur as në Beograd me Kombëtaren e Shqipërisë.
“Sinqerisht më vjen keq për FFK-në që i delegon këta gjyqtarë. Kjo që ka ndodhur, nuk më ka ndodhur as në Beograd me Kombëtaren e Shqipërisë”.
Pas përfundimit të ndeshjes u krijua një tollovi në fushë, ku futbollistët e Prishtinës së bashku me trajnerin Dallku kërkuan sqarime nga gjyqtarët e ndeshjes.