“Sot në përvjetorin e 25- të, të Betejës së Zhegovcit- në kompleksin memorial, aty ku duhet pushojnë të qetë heronjtë e lirisë, aty ku flamuri duhet të jetë i lartësuar në çdo kuptim, e aty ku lapidarët duhet shkëlqejnë, fatkeqësisht është e kundërta, është kjo gjendje trishtuese, fyese e degraduese”, thuhet në një reagim të PDK-së së Gjilanit, e cila i ka shpërndarë edhe disa foto (si më poshtë).
Në reagimin e PDK-së thuhet tuje se kujdesi e mirëmbajtja e komplekseve të tilla duhet të jetë i përhershëm, e në veçanti në data të shënuara si kjo e sotmja!
“Historia duhet ruajtur, trashëguar e madhështuar. Jo kështu. Turp për këtë qeverisje degraduese, të pavëmendshme e injoruese”, thuhet në reagim. /2LONLINE/