Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani ka reaguar në llogarinë e tij në lidhje me sulmin ndaj gjyqtarit anësor Meriton Berisha që iu bë pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Llapi.
Hasani ka ftuar organet e rendit të merren me akterët e sulmit të cilin e ka quajtur qyqar.
Më tej Hasani u ka bërë thirrje të gjitha klubeve që ta nalin gjuhën linçuese ndaj gjyqtarëve, pasi që ajo ka sjellur atmosferën e dhunës që ndodhi sot në Gjilan.
Më poshtë mund ta gjeni edhe reagimin e plotë të Hasanit:
Image result for perparim hasani
“Komisioni i gjyqtareve me shqetësim te thellë ka ndjekur sot sulmin që i është bërë gjyqtarit Meriton Berisha gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Konsiderojmë, se linçimi dhe gjuha ofenduese e ditëve të fundit ka krijuar një atmosferë të atillë e cila ka sjellë edhe dhunën që ndodhi sot.
Komisioni i gjyqtarëve, konsideron se aktet e tilla janë të papranushme dhe dënon ashpër sulmin që ka ndodhur sot ndaj Meritonit dhe gjuhën ofenduese e cila është drejtuar në drejtim të gjyqtarëve kohëve të fundit. Prandaj, kërkojmë nga organet e shtetit që akterët e këtij sulmi qyqar të vihen para drejtësisë.
Njëherit, komisioni ofron mbështetje të pakusht ndaj Meritonit dhe gjyqtarëve të futbollit dhe i inkuroajon që edhe më tej që të bëjnë detyrën e tyre me nder, ashtu siç e kanë bërë deri më tani.
Me respekt,
Perparim Hasani
Kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve”.