KRU “HIDROMORAVA” SH.A.
Reagim ndaj deklarimit të z. Xhelal Hajrullahu- Asamblist komunal
Duke dashur që deklarimin e z.Xhelal Hajrullahu asamblist në Kuvendin Komunal Gjilan ta mirëkuptojmë në frymën e interesit të përbashkët publik për banorët e fshatit Zhegër, dëshirojmë të njoftojmë këshilltarin e nderuar komunal dhe të gjithë qytetarët se nuk qëndrojnë deklarimet e publikuara në mediat lokale ku “Hajrullahu paralajmëron protesta nëse nuk rregullohet pompa e ujësjellësit në Zhegër”
Së pari Ju njoftojmë se KRU “Hidromorava” SH.A. bazuar në Rregulloren Nr.10/2019 Për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë, neni 14 “Ndërprerja e furnizimit me ujë “ për çdo defekt që ndodhë dhe ndikon në cilësinë e furnizimit me ujë, njofton konsumatorët për arsyet e ndërprerjes, njejtë kemi vepruar edhe me datë 02 maj.
Defekti me pompë ka ndodhë me datë 02 maj 2021 ditë e diele, ndërsa ekipa teknike që kanë intervenuar kanë qenë të udhëhequr nga elektroinxhinieri i kompanisë, dhe jo nga njerëz joprofesinal siç pretendoni Ju z. Hajrullahu.
Pasi që pompat zhytëse të ujësjellësit janë më specifike, procedurat e prokurimit publik, të përcjellura me festat zyrtare me datat 03 dhe 04 maj, na kanë vështirësuar sigurimin e pompës së re në afat më të shpejtë.
Pas sigurimit të pompës së re, furnizimi më ujë është rikthyer në kapacitet të plotë dhe nuk kemi patur ankesa nga konsumatorët tanë në Zhegër.
Për shkak të luhatjes së tensionit elektrik, mund të ndodhin probleme të vogla por të cilat asesi nuk ndikojnë në furnizim të qëndrueshëm.
I nderuar z. Hajrullahu, Kryeshefi Ekzekutiv dhe gjithë menaxhmenti i KRU “Hidromorava” Sh.A. janë të hapur për bashkëpunim dhe për çfardo brenge që keni rreth furnizimit me ujë jemi të gatshëm të takohemi.
Me respekt!
Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” Sh.A.
Gjilan