Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, njëherësh nënkryetar komune, Rexhep Kadriu ka reaguar pas ndalimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, nga autoritetet franceze. Kadriu në një postim në profilin e tij, i irrituar ka pyetur se ku janë strukur “Presidenca” dhe “Qeveria”?!
Ja postimi i plotë i Kadriut:
Ku janë strukur “Presidenca”dhe “Qeveria”
A po ndoshta po i fërkojnë duart.
Heronjtë tanë po ndeshen me padrejtësi të njëpasnjëshme,mungon dëshira dhe vullneti për ti ndalur këto pallavra egoiste që kaplojnë njerëzit tanë faqebardhë. Ata që gjithmonë dhanë kontribut, sot ja ku janë, enden lart poshtë pavarësisht luftës së pastër që patën. Jetojmë me këtë realitet është e pa pranueshme për te gjithë kjo që shohim por presim një rikthim sa me te fuqishëm të Liderit tonë Ramush Haradinaj.