“Kohëve të fundit në rajonin e Gjilanit po bëhen keqpërdorime me vendosjen e pllakateve, me tentativë që luftën e armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar ta rikthejnë në një përpjekje në emra të përveçëm. Degradimi i një kryengritje të armatosur në emra të përveçëm, para se gjithash është keqpërdorim, shkarje dhe mos respektim të kauzës së kësaj kryengritje, mos respektim të luftëtarëve të lirisë, të invalidëve të luftës dhe të familjeve të dëshmorëve”, thuhet në një reagim të ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm dhe përgjegjësit e zonave operative të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (UÇPMB).
Ja reagimi i plotë:
Ne ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe përgjegjësit e zonave operative të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kundrejt sjelljeve të Shefket Musliut e Shaqir Shaqirit.
Kohëve të fundit në rajonin e Gjilanit po bëhen keqpërdorime me vendosjen e pllakateve, me tentativë që luftën e armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar ta rikthejnë në një përpjekje në emra të përveçëm.
Degradimi i një kryengritje të armatosur në emra të përveçëm, para se gjithash është keqpërdorim, shkarje dhe mos respektim të kauzës së kësaj kryengritje, mos respektim të luftëtarëve të lirisë, të invalidëve të luftës dhe të familjeve të dëshmorëve!
Një fenomen i tillë, të natyrës së keqpërdorimit nga individ të till ka ndodhur dhe me statusin e veteranëve, me ç’rast në mënyrë selektive dhe formave krejtësisht jo parimore kanë kontrabanduar dokumentacion për marrjen e statusit të veteranit për disa luftëtarë dhe jo për të gjithë siç do duhej të ishte të UCPMB-së. Kjo sjellje, ku luftëtarët e lirisë i selektojnë sipas preferencave individuale ka krijuar pakënaqësi të thellë dhe dilema te luftëtarët e Kosovës Lindore.
Keqpërdorimet e tilla në emër të luftës, herë si komandant i përgjithshëm e herë si zëdhënës i Këshillit Politik të UCPMB-së, me synim që të gjithë kauzat kombëtare të i kthejnë në përplotësime individuale, jo vetëm që dëmtojnë të kaluarën historike, por dhe i kontribuon përçarjeve të së ardhmes!
Ne si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm dhe drejtues të zonave operative, nuk jemi kundër shenjëzimit të ngritjes së memoareve, por jemi kundër tentativës për ti cilësuar përpjekjet, veprimtarinë dhe luftën e armatosur si përpjekje e emrave të përveçëm!
Kryengritja e armatosur e Kosovës Lindore, nën emblemën e UCPMB-së, si vazhduese e UCK-së, ka pasur strukturë drejtuese: Shtab të Përgjithshëm me të gjithë anëtarët e saj që kanë drejtuar sektor; ka pasur drejtues të zonave, po ashtu me të gjithë sektorët drejtues dhe bartësit e saj që kanë bartur përgjegjësi komanduese dhe atëherë kur është dashur me dhënë llogari për humbje të ndonjë beteje gjatë luftës, por dhe atëherë kur kemi pasur fitore në beteja.
Tentativat për t’i anashkaluar ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe anëtarët drejtues të zonave operative të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga individ si Shefket Musliu dhe Shaqir Shaqiri, janë të papërgjegjshme dhe si të tilla të papranueshme!
Këta dy individ, jo që nuk janë të autorizuar dhe nuk janë konsultuar me ish drejtuesit e luftës së UÇPMB-së, por sjelljet e tyre janë tentativë për përplotësimin e boshllëqeve të tyre me që kanë çalime në kauzat kombëtare!
Me nderime ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Preshëvës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe Zonat Operative.
Ish anëtarë të Shtabit janë: Mustaf Shaqiri (ish-zëvendës komandant i shtabit të përgjithshëm), Sami Azemi (Anëtar i shtabit të përgjithshëm), Xhevdet Durmishi (Anëtar i shtabit të përgjithshëm), Vullnet Ibishi (Komandant i Brigadës 111 Fatmir Ibishi), Lulzim Ibishi (Shef shtabi në zonën operative të Preshevës)