Lidhur me këtë ligj i cili është duke u përgatitur nga komisioni përkatës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, vlerësojmë se një pjesë e këtij projektligji cenon rëndë interesat e studenteve, sipas te cilit projektligj, studentet e Fakultetit Juridik të cilët mbarojnë studimet bachelor, duhet të kryejnë edhe praktikën e detyrueshme në afat prej 2 viteve, pra plus një vit më shumë nga sa ishte më parë.
Alfred Halili
Duke parë që kjo dispozitë e këtij projektligji po cenon të drejtat tona, kemi vendosur që ta kundërshtojmë me tërë fuqitë tona dhe mjetet demokratike.
Kjo dispozitë e cila nga 1 praktike e detyrueshme sa është me ligjin aktual, e bënë 2 vite praktiken ne institucionet e drejtësisë, gjë e cila për ne si jurist të ardhshëm është e pa pranueshme, për shumë arsye ekonomike dhe sociale.
Arsyet ekonomike janë, që: është pa asnjë lloj pagese apo kompensimi, ndërsa ne që jemi të detyruar ta mbajmë praktikën kemi shpenzimet e udhëtimit, ushqimit, etj.
Është e papranueshme kjo dispozite për ne dhe iu bëjmë me dije gjithë institucioneve përkatëse relevante që të marrin masa dhe mos të lejojnë një cenim të rëndë të dinjitetit dhe integritetit tonë si jurist të ardhshëm, qe do t’i shërbejmë këtij vendi me nderë dhe krenari.
Alfred Halili
Student i Juridikut në Universitetin Publik të Gjilanit