Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në Gjilan i kemi të konfirmuara edhe tri raste të reja me Covid-19, që janë kontakte familjare nga me të infektuarin e para tri netësh. “Përkundër shënimit të festave të lirisë, ne sot gjatë ditës e kemi mbajtur takimin e rregullt të Shtabit për menaxhimin e emergjencave”, ka thënë ai.
“Apelojmë që të festoni me kujdes nesër, në Ditën e Çlirimit, duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë. Asgje s’ka përfunduar”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka kërkuar që të mos pranohen dhe të mos jepen shërbime pa masa mbrojtëse. Po ashtu ka kërkaur që të mbahet distanca sociale.
“Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/