Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 17.02.2022-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
· Rr. Vëllezërit Ukshini, Gjilan, 18.02.2022-18:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
· Fsh. Dobërqan, Gjilan 17.02.2022-13:00. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILJARE
Kamenicë, 09.02.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Hasan Prishtina, Viti, 18.02.2022-08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. /2LONLINE/