“Së shpejti në komunën e Gjilanit mund të kthehen në vendet e tyre të punës zyrtarët më të mirë, të cilët ishin suspenduar padrejtësisht nga ish qeverisja e LDK-së. Me vendimin e Gjykatës për lirimin nga të gjitha pikat e akuzës për krim të organizuar, u dëshmua se veprimet e hetuesve dhe prokurorëve të korruptuar, ishin puro politike për qëllime të eliminimit të zyrtarve më të mirë të PDK-së nga institucionet komunale”, ka shkruar në profilin e tij, Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së Gjilan, njëherësh drejtor në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa në komunën e Gjilanit.
Ja postimi i plotë:
Së shpejti në komunën e Gjilanit mund të kthehen në vendet e tyre të punës zyrtarët më të mirë, të cilët ishin suspenduar padrejtësisht nga ish qeverisja e LDK-së.
Me vendimin e Gjykatës për lirimin nga të gjitha pikat e akuzës për krim të organizuar, u dëshmua se veprimet e hetuesve dhe prokurorëve të korruptuar, ishin puro politike për qëllime të eliminimit të zyrtarve më të mirë të PDK-së nga institucionet komunale.
Sulmet ndaj ish qeverisjes së PDK-së përmes shpifjeve, fyrjeve e sharjeve të paskrubullta e kanë dëmtuar rëndë, zyrtarët komunal të PDK-së, operatorët ekonomik, degën e PDK-së por edhe institucionet komunale të Gjilanit.
Do të doja të besoja se do ju vie sadopak marre (nëse kanë fytyrë) të gjithë atyre të cilët kanë folur dhe akuzuar publikisht për 8 vite ,pa asnjë fakt dhe argument të vetëm për korrupsion dhe krim të organizuar,
Unë si kryetar i degës së PDK-së nl Gjilan, së shpejti do të inicojë ngritjen e disa padive ndaj disa hetuesve dhe prokurorve të Gjilanit dhe të Prokurorisë Speciale, të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme, (të konstatuara edhe në vendimin e Gjykatës) kanë ngritur aktakuza të pabaza për krim të organizuar. Dikush do të jap llogari dhe do të paguaj për dëmet e pa-riparueshme. Paditë tona do të jenë të bazuara në fakte të pamohueshme, për të cilat sigurisht do të marrin dënimin e merituar, ata të cilët kanë keqpërdorur detyrën e tyre në institucionet e drejtësisë.
Sepse, dëmi i veprimeve të këtyre hetuesve dhe prokurorëve është jashtzakonishtë i madh për ish kryetarin e komunës së Gjilanit z.Qemajl Mustafa dhe për zyrtarët më të mirë të komunës së Gjilanit, e po ashtu dëmë tepër i madhë politik i është bërë edhe subjektit të PDK-së.
Por, një dëm po ashtu tepër i madh i është bërë edhe vet institucioneve të komunës së Gjilanit, ku nga mungesa e zyrtarve të PDK-së, më pastaj ka ndodhur edhe degradimi i skajshëm në punën e institucioneve komunale dhe tash pas tetë viteve, po e shohim tmerrin se në çfarë gjendje e ka sjellë komunën ish qeverisja e LDK-së.
Ne tani, si pjesë e qeverisjes komunale obligohemi që të ua paguaj secilit zyrtar komunal pagat për gjashtë vite, e që kapin koston prej mbi një milion euro. Ne do të bëjmë të pamundurën që sa më parë dhe me prioritet t’ua kryejmë obligimin nga buxheti komunal.
Ju uroj të gjithë zyrtarëve komunal, kthimin në vendet e tyre të punës dhe suksese në të ardhmen. Kjo që ju ka ndodhur juve, është tepër e rëndë, jeni përballur me një makineri të rëndë të një drejtësie politike të drejtuar kundër jush, por të jeni krenar për pastërtinë e juaj dhe triumfin që sot e keni arritur.
Paqi shëndet dhe ju mirëpresim në institucionet komunale.
Me shumë respekt,
Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së Gjilan. /2LONLINE/