• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Deklarohet ministri Sveçla lidhur me sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit

Redaksia 2LONLINE 15 Prill, 2022 3 min
 Deklarohet ministri Sveçla lidhur me sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti mbajtën konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

Në këtë konferencë ministri Sveçla tha se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, dhe se faktet tregojnë se ky akt terrorist  është kryer me granatë dore dhe AK47  dhe se ka qenë i drejtuar ndaj disa policëve të Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. 

Ministri Sveçla deklaroi se tri ditët e fundit janë realizuar katër sulme ndaj policëve të Kosovës në veri me qëllim të frikësimit të tyre dhe qytetarëve në përgjithësi. 

Ai tha se qëllimi i  Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rend dhe ligj dhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin pa dallim dhe diskriminim të çfarëdo kategorie do të vazhdoj me ngulm dhe do të jemi të suksesshme në të drejtën tonë.

Ndërsa në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti tha se sulmet kanë ndodhur në mënyrë sistematike ku së pari janë përdorur iriqët në rrugë, sulmi me gurë, gjuajtja me armë dhe në fund gjuajtja në patrullën e Policisë së Kosovës. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Ministri Sveçla Policia e Kosoves sulm veri
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Pjesëtarë të FSK-së certifikohen nga Ushtria Turke

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com