“Si pasojë e dështimeve të jashtëzakonshme në qeverisjen e paaftë komunale të udhëhequr nga pushteti i Vetëvendosjes (VV), në Gjilan, fajin për mos realizimin e projekteve kapitale po gjuajnë krejtësisht te ministritë e qeverisë së Albin Kurtit”, ka thënë Riad Rashitit, kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan.
Sipas tij, për dështimin e autostradës së Gjilanit, Alban Hyseni përgjegjësinë po e bartë te qeveria e Kurtit, për stadiumin e qytetit, për impiantin e ujërave të zeza, për zgjerimin e rrugës Hamdi Kurteshi përgjegjësin po e bartë te Ministria e Mbrojtjes, projektin e fshatit të lumtur poashtu fajin qeveria, për objektin e Bashkësisë Islame thotë ministria përkatëse ndërsa kryetari Hyseni bënë lojëra në prapaskenë, për shkatërrimin e posa asfaltuar të rrugës Gjilan-Kllokot fajin e paska ministria, për dështimin e projekteve të hyrjeve daljeve të qytetit poashtu përgjegjësinë po e bartin te ministria e infrastrukturës, si dhe për çdo projekt tjetër që po dështon pushteti i VV-së në Gjilan fajin e paska qeveria e Kurtit.
“E budallakia e fundit e pushtetit të VV-së në Gjilan është kur drejtori i shërbimeve publike ka deklaruar në seancën e fundit komunal se rregullimi i trotuarit të degraduar në lagjen e Arbërisë, nuk është kompetencë e komunës por e ministrisë. Krejt komunat e Kosovës që udhëhiqen nga PDK nuk kanë ankesa kundër qeverisë së Kurtit, sa një komunë e udhëhequr nga pushteti i VV-së. Sepse kryetarët e PDK punojnë natë e ditë dhe nuk e bëjnë kukuvajkën e një kryetari të VV-së në Gjilan”, ka thënë Riad Rashit, kryetar i PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/