Nga Riad RASHITI – Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Gjilan
Për katër muaj, mbi 1 milion euro të hyra nga tatimi në pronë apo 37% rritje nga viti 2022 si dhe 60 % rritje në krahasim me vitin 2021
Qytetarët e Gjilanit janë shembull i kryerjes së pagesës për faturat e tatimit në pronë, vetëm për periudhën katër mujore janar-prill 2023 kanë paguar 1,059,483.89 euro, ndërsa për periudhën e njejtë të vitit të kaluar ka pasur inkasim 773,913.31 euro, ose në krahasim me vitin 2021 ku inkasimi ka qenë 659,936.20 euro. Pra rritja është e konsiderueshme e të hyrave vetanake komunale nga tatimi në pronë.
E sigurisht që ky buxhet do të kthehet në investime të projekteve që duhet t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve të Gjilanit pa përjashtim.
Me punë, komunikim dhe shërbime të mira ndaj qytetarëve, rezultatet nuk do të mungojnë.
Bashkë bëjmë më shumë !