Komuna e Gjilanit është e para në realizimin e buxhetit për investime kapitale
Deri më sot kur ishte afati ligjor për zotimin e mjeteve për shpenzim të investimeve kapitale, nga grantet e qeverisë, komuna e Gjilanit ka realizuar 100% zotimet, ndërsa janë shpenzuar 96% e buxhetit të planifikuar, e që deri më 24 dhjetor kur është dita e fundit e pagesave, ne do të realizojmë 100% të buxhetit për investime kapitale.
Jashtëzakonisht mirë qëndrojmë dhe me realizimin e të hyrave vetanake, kemi tejkalime të planifikimit buxhetor dhe rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e kaluara.
Me menaxhimin e mirë dhe profesionalizmin e stafit të drejtorisë për buxhet dhe financa, rezultatet janë të pamohueshme.
/Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa – Gjilan/