“Qytetarët e Gjilanit tani e tutje do të kenë rol vendimmarrës në planifikimin e buxhetit komunal dhe projektet që do të realizohen për vitin 2024. Pra, jo vetëm dëgjime publike, por vendimmarrje qytetare. Gjithëpërfshirja në këtë proces është prioritet i yni. Bashkë me qytetarët e Gjilanit dhe me komunitete dhe organizata të ndryshme, do të kemi planifikim, realizim, mbikëqyrje dhe llogaridhënie të plotë për buxhetin komunal.”, ka thënë Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit.
Ai ka bërë me dije se në takim me grupin punues diskutuan për organizimin e aktiviteteve, ku së shpejti bashkë me banorët e Zhegrës, Bresalcit, Mireshit, Rininë dhe Gratë e Gjilanit, do të fillojnë takimet informuese për procesin e vendimmarrjes së tyre përmes organizimit të votimit në fshatrat e tyre, për projektet që ata do ti zgjedhin dhe ne si drejtori për buxhet dhe financa do ti planifikojnë në buxhetin e vitit 2024.
Grupi punues për përgatitjen e planifikimit të buxhetit, sot ka mbajtur takimin e parë ku janë diskutuar modalitetet e përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e planifikimit të projekteve.
Brenda tri viteve, secila lagje dhe fshat në Gjilan, do të vendos drejtpërdrejtë me votën e tyre, për buxhetin që ju takon dhe projektet që duan t’i realizojnë sipas prioriteteve që ata duan ti kenë.
“Kjo tregon një kujdes të veçantë për qytetarët tanë dhe synon të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë e institucioneve komunale ndaj qytetarëve” Qytetarët janë burimi më i rëndësishëm i fuqisë së ndryshimit dhe inovacionit, dhe përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse është një hap i rëndësishëm drejt qeverisjes së mirëqënies dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal”, ka thënë Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit. /2LONLINE/