(2L ONLINE) – Ka vazhduar konstituimi i Këshillave lokale në fshatra në Komunën e Gjilanit. Që nga dita e djeshme edhe Malisheva e Ulët e ka Këshillin shtatë anëtarësh, ku me anë të votimit kryetar është zgjedhur Rashit Sahiti.
Kryesuesi i Komisionit komunal Avdyl Aliu tha se “Zoti e ka shkruar që zgjedhjet në Malishevë të Ulët të mbahen në Natën e Madhe të Kadrit. Në këtë natë të të madhe, kryhen veç punë te hajrit, le te jetë i hajrit edhe ky Këshill dhe kryetari i këtij këshilli”.
Tubimi dhe procesi i votimit ka rrjedhë në mënyrë të kënaqshme dhe pa asnjë pakënaqësi të vetme.
Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës z. Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. /2L ONLINE/