Serbët e Kosovës duhet të vendosin vetë për ardhmërinë e tyre dhe të mos ndikohen as nga Prishtina as nga Beogradi, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Rashiq është shprehur se Beogradi nuk i ka ndihmuar serbët në formën siç është pritur me ide e propozime ekonomike.
Duke folur për të ashtuquajturin “Park i Paqes” mbi urën e Ibrit, Rashiq ka thënë se ky problem nuk mund të zgjidhet nga shqiptarët dhe serbët, pa ndërhyrjen e Brukselit.