DYLON

Demaçi: Është dashur të arrestohen tre-katër persona, jo 40

Avatar photo Redaksia

Veprimtari i shquar, Adem Demaçi ka komentuar lidhur me zhvillimet e fundit që e lidhin vendin tonë me terrorizëm, dhe arrestimet që janë bërë për këtë. Demaçi fajëson policinë e vendit që nuk ka bërë me kohë arrestimet, dhe tani të mos arrestohet numër kaq i madh i qytetarëve.

“Këto arrestime janë ajo çka është dashtë të jetë me kohë e mos me u arrestuar 40 vetë, por me i arrestuar tre deri katër veta. Njerëzit kriminel nuk po e shohin që këtu shteti është i organizuar dhe efikas dhe është i gatshëm çdo kujt atë që e meriton”, tha Demaçi, transmeton Indeksonline.

EkoHigjiena

Për të, pika më e dobët e shoqërisë sonë mbetet policia, sidomos sipas tij “prej asaj kohë që u vodhën ari brenda policisë, e nuk u morr vesh se çfarë u bë”.

Lidhur me imazhin që këto arrestime i japin Kosovës, Demaçi tha se kjo nuk i jep imazh të keq vendit por strukturave të sigurisë.

“Këtu nuk është puna e imazhit të Kosovës por e imazhit të policisë dhe shërbimeve tona të sigurisë. Mos e bëni viktimë Kosovën pa kurrfarë faji. Qytetarët e shkretë të Kosovës për këtë nuk kanë faj”, tha ai.

Madje, Demaçi i ka fajësuar edhe gazetarët për raportimin për këtë imazh, duke thënë se “po mundohen me largu fajin atje ku është e me gjuajt dika tjetër”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.