Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica e ka nisur për mrekulli vitin 2019 duke shënuar gola dhe duke asistuar.
Falë golave të tij Werder Bremen arriti deri në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë dhe pwr kwtw ai tashmw ka fituar zemrat e tifozwve gjermanw.
Rashica është bërë shumë i dashur në Bremen, aq sa tifozët e këtij klubi po këndojnë vazhdimisht për të.
Në 28 ndeshje këtë edicion, vushtrriasi ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në kampionat dhe kupë.