Mesfushori kosovar Milot Rashica pas paraqitjes së mrekullueshme me Werderin e Bremenit në fundjavën e kaluar, sërish është vlerësuar lartë.
Për herë të dytë rresht, ai ka zënë vend në formacionin e javës të Bundesligë. Një gol dhe një super asist ishte bilanci i yllit kosovar në fitoren 3:1 ndaj Mainzit.
Rashica ndodhet në krahun e djathtë të mesfushës, kurse në 11-she janë edhe yjet tjerë si Da Costa, Guerrero e Poulsen.
22 vjeçari ka regjistruar 28 paraqitje me Werderin dhe ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat.