Futbollisti kosovar, Milot Rashica, i cili luan për Werder Bremenin në Bundesligë ka kontratë deri në vitin 2022. Klubi aktual ka në plan t’ia zgjatë kontratën, duke i ofruar rritje të ndjeshme në pagë.
Por, futbollisti nuk ka vendosur dhe për situatën e lojtari ka folur agjenti i tij Altin Lala, i cili nuk pajtohet me kontratën e re të Werder Bremenit ofruar lojtarit.
Ai ka thënë se futbollisti ndihet shumë mirë te Bremeni, por Miloti dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe ai ka shumë oferta për në verë.
Arsyeja është klauzola e largimit që kërkojnë gjermanët t’i vendosin. Werderi kërkon të vendosë një klauzolë të lartë për largimin e Rashicës dhe më këtë Lala e di mirë se kjo do t’i largonte disa klube që tashmë kanë shpallur kandidaturën për të blerë.
Rashica pritet të kthehet të luajë për Kosovën në ndeshjet e tetorit.