Milot Rashica së bashku me trajnerin Florian Kohfeldt janë paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes të fundjavës kundër Hoffenheim.
Skuadra e yllit të Kosovës është në pozitën e nëntë dhe pesë pikë larg vendit të shtatë që dërgon në Europa League.
“Unë kam luajtur më shumë në rundin e dytë. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, por tani ka të bëjë me fitimin e 2 lojrave të fundit“, ka thënë Rashica.
“Unë gjithmonë punoj shumë – në stërvitje, në lojëra. Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin me të vërtetë se si ju dëshironi, por ka qenë një sezon i mirë për mua“, shtoi ylli i Kosovës.
Werder Bremen dhe Milot Rashica kanë edhe dy ndeshje për të përfunduar sezonin.