Futbollisti kosovar, Milot Rashica e ka përfunduar para kohe seancën stërvitore me Werder Bremenin për shkak të dhimbjeve që ndiente.
Sipas mediave gjermane, përfaqësuesi kosovar kishte probleme në gjoks, me ç’rast u desh të transportohej me mini-veturë të golfit.
“Miloti është lënduar gjatë ngrohjes, por për momentin nuk mund të them diçka më shumë. Por, nuk është diçka serioze”, është shprehur trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt.
Rashica është duke shfaqur formë fantastike këtë sezon, sidomos në vitin 2019, kur është njëri prej futbollistëve më të mirë në Bundesligë.