Mediat gjermane flasin se ylli i Kosovës dhe Verder Bremenit Milot Rashica ndiqet prej kohësh nga Liverpooli. “Bild” dhe “Weser Kurier” raportojnë se trajneri i kampionëve të Europës Jurgen Klop po mendon të transferojë 23-vjeçarin në “Anfild Roud” gjatë merkatos së verës.
Lajmi i madh publikohet nga gazeta prestigjoze gjermane “Bild”, sipas të cilës “Reds” janë në kërkim të një alternative të vlefshme për të qenë zëvendësuesi i parë i treshes magjike të sulmit, Salah-Mane-Firmino nëse njëri prej tyre mungon.
“Kurier” thekson se Verder Bremeni ka caktuar shifrën e kartonit të Rashicës prej 38 milionë €.
Megjithatë, drejtori i klubit gjerman Frenk Buman u shpreh se për mesfushorin me tiparë sulmuese të Kosovës interesohen disa klube, por nuk është negociuar me asnjë prej tyre.
Sipas të gjitha gjasave e ardhmja e Milot Rashicës do të jetë te një prej klubeve më të mëdha të Evropës pasi Jürgen Klopp e pëlqen sshumë futbollistin. Nëse do e shesë për 38 milionë euro, Rashicën për Werder Bremen do të ishte një rekord në historinë e klubit.