Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është në mesin e gjashtë futbollistëve të nominuar për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Bundesligë.
“Ka ardhur koha t’ia rritni vlerësimin, @EASPORTSFIFA. Raketa jonë, Milot Rashica, është nominuar për çmimin Lojtari i Muajit në Bundesligë për muajin nëntor”, shkruan faqja zyrtare e Bremenit.
Edhe ju mund t’i ndihmoni me votën tuaj kosovarit ta fitojë këtë çmim.
Për të votuar për Rashicën, klikoni KETU
Milot Rashica i Werder Bremenit, Marcel Sabitzer i Leipzigut, Timo Werner i Leipzigut, Patrick Herrmann i Monchengladbachut, Philipp Max i Augsburgut dhe Christopher Nkunku i Leipzigut janë në garë për t’u zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në Bundesligë.