Futbollisti kosovar, Milot Rashica te Werder Bremeni shihet si lider për edicionin e ri pas shpërthimit që pati edicionin e fundit. 23-vjeçari realizoi 12 gola dhe asistoi gjashtë herë në 30 paraqitje në të gjitha garat.
Mediumet gjermane kanë raportuar se trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeld ia ka besuar Rashicës penalltitë.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, në edicionin 2019/20 do të ketë përgjegjësi shtesë te Bremeni.
Te kjo skuadër u transferua në janar të 2018-s nga Vitesse për shtatë milionë euro dhe ka kontratë deri më 2022.