Në ndeshjen e fundit për këtë sezon në Bundesligë, futbollisti kosovar, Milot Rashica, shënoi sërish. Për ta mbyllur kështu një kampionat të mrekullueshëm, Rashica shënoi golin e parë për Werderin kundër Leipzigut.
Në minutën e 35-të të ndeshjes ishte Milot Rashica ai që u tregua i saktë para portës, duke e shënuar golin e epërsisë nga pika e penalltisë.