Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka ardhur sot në Kosovë. Rashica është në formë të mirë, me 2 gola në 2 ndeshjet e fundit me Bremenin, kundër Dormundit dhe dje ndaj Frankfurtit.
Pasi i mungoi “Dardanëve” në dy ndeshjet e shtatorit për shkak të lëndimit, 22-vjeçari është rikthyer për të luajtur kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.